Të dielën zhvillohet Korça Marathon 2026, Rama: Do të vrapojë nën ritmin e garës
2 days ago
1 min read
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të dielën në Korçë do të zhvillohet Korça Marathon 2026. Në postimin e tij, Rama e ka vënë theksin te atmosfera që pritet të krijojë gara sportive, duke e lidhur atë edhe me bukurinë e Korçës.
“MIRËMËNGJESdhe me Korçën që të dielën do të vrapojë nën ritmin e KORÇA MARATHON 2026, mes energjisë së garës dhe bukurisë së qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Maratona do ta kthejë Korçën në një pikë takimi për pjesëmarrësit dhe sportdashësit gjatë fundjavës, ndërsa aktiviteti pritet të shoqërohet me atmosferë festive në qytet.
“KORÇA BOOM”
















