Të rinjtë 21–29 vjeç, kjo mundësi është për ju/ Praktikë 3-mujore dhe mundësi punësimi
- 2 hours ago
- 1 min read
Të rinjtë nga 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor ose Master, mund të aplikojnë në Thirrjen e 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Aplikimet janë të hapura deri më 16 gusht, ndërsa praktikat do të zhvillohen gjatë periudhës shtator-dhjetor 2026. Pozicionet ofrohen pranë institucioneve të administratës shtetërore dhe 48 bashkive në të gjithë vendin.
Praktika zgjat tre muaj dhe shoqërohet me kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor. Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit do të ndjekin edhe një program trajnimi të zhvilluar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.
Një nga mundësitë më të rëndësishme për të rinjtë pjesëmarrës është punësimi me kontratë njëvjeçare pas përfundimit të praktikës.
Aplikimi kryhet vetëm online, përmes platformës zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Programi synon t’u japë të rinjve mundësinë për të lidhur njohuritë e fituara gjatë studimeve me përvojën praktike dhe për të hedhur hapat e parë drejt një karriere në administratën publike.
“KORÇA BOOM”
















