top of page

Erdhi për pushime, përfundoi në sallën e operacionit/ Historia e turistit australian në Shqipëri

  • 31 minutes ago
  • 1 min read

Një udhëtim turistik në Shqipëri mori një kthesë të papritur për Joule Sullivan, 44-vjeçarin australian, ish-ushtarak dhe sipërmarrës që prej vitesh jeton dhe punon në Dubai.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Sullivan u përfshi në një aksident me motoçikletë, duke pësuar një frakturë të rëndë të tibisë së majtë. Pas vlerësimit fillestar mjekësor në Vlorë, ai iu drejtua Spitalit Amerikan 3 për trajtim të specializuar.


Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët vendosën që pacienti t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale për reduktimin e frakturës dhe fiksimin e saj të brendshëm.

Operacioni u krye nga Dr. Ledian Fezollari dhe ekipi i Ortopedisë në Spitalin Amerikan 3 dhe përfundoi me sukses. Pas ndërhyrjes, Sullivan nisi fazën e rikuperimit, nën kujdesin e stafit mjekësor dhe me asistencën e specialistëve të fizioterapisë.


Aksidenti i papritur i ndërpreu pushimet në Shqipëri, por trajtimi i specializuar dhe ndërhyrja në kohë i dhanë mundësinë turistit australian të nisë procesin e rikuperimit.

Në dëshminë e tij, Sullivan ka ndarë përvojën e trajtimit në Spitalin Amerikan 3, duke vlerësuar kujdesin e marrë dhe profesionalizmin e ekipit mjekësor.

“KORÇA BOOM”


bottom of page