top of page

Të shtëna me a*më/ Pl*goset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

  • Jun 5
  • 1 min read

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç.


Sakaq, bëhet e ditur se i plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe se është dërguar në spital me makinë nga familjarët deri në fshatin Kotë, ndërkohë aty e ka marrë ambulanca, e cila e ka përcjellë në spital. Raportohet gjithashtu se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia po vijon me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page