top of page

Të shtëna me a*më në vend/ Pl*goset rëndë 50-vjeçari, dyshohet për atentat

  • 1 day ago
  • 1 min read

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.


Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është Thimjo Rubati, rreth 50 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.


Burime paraprake bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime se ngjarja mund të ketë qenë një atentat i organizuar. Sipas të njëjtave burime, 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona që lëviznin me motor.


Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë, policia ka blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit të Sarandës, ndërsa vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page