Të shtëna me a*rmë: Disa të p*lagosur, një i arrestuar
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin Hanover të Gjermanisë, duke shkaktuar panik mes banorëve në zonën Vahrenwalder Straße. Sipas raportimeve të para nga gazeta gjermane “Hannoversche Allgemeine”, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në ngjarje.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:25 me orën lokale dhe dyshohet të ketë qenë rezultat i një konflikti mes dy grupeve. Ende nuk janë zbuluar shkaqet e përplasjes, por autoritetet janë duke hetuar për të përcaktuar motivin e saktë.
Policia e Hanoverit ka konfirmuar se disa nga të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike. Një zëdhënëse e policisë deklaroi se njëri nga të dyshuarit është arrestuar në vendngjarje, ndërsa forcat e sigurisë vijojnë operacionin në zonë.
"KORÇA BOOM"
