Të shtëna në mes të festimeve, dhjetëra persona përfundojnë në spital
- 3 hours ago
- 1 min read
Të paktën 12 persona mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri ndaj një turme njerëzish në Chicago, duke shkaktuar panik dhe kaos në zonë.
Sipas policisë, autorët e sulmit ndodheshin në një automjet tip SUV, nga ku u hap zjarr ndaj turmës përpara se të largoheshin me shpejtësi nga lagjja South Side.
Autoritetet bëjnë me dije se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Njëri prej tyre ka marrë një plagë me armë zjarri në kofshë.
Mes të plagosurve janë tetë burra dhe katër gra, të moshës nga 17 deri në 47 vjeç. Të gjithë janë transportuar për trajtim mjekësor në katër spitale të ndryshme.
Ngjarja ndodhi gjatë festimeve të Juneteenth, festa që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit.
“KORÇA BOOM”
















