Të shtëna në zemër të fshatit, 45-vjeçari v*ritet pas një debati me klientët
- Korca Boom
- 7 days ago
- 1 min read
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum, në qytetin Geel të Belgjikës. Viktima është identifikuar si Marko Beka, banues në Geel dhe me profesion taksist.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në qendër të fshatit. Sipas mediave belge dhe burimeve zyrtare, dyshohet se incidenti ka nisur pas një debati mes taksistit dhe disa klientëve, i cili ka dalë jashtë kontrollit. Pas të shtënave me armë zjarri, autorët janë larguar në këmbë dhe vijojnë të jenë në kërkim nga policia.
Dëshmitarë okularë kanë gjetur 45-vjeçarin të shtrirë në tokë dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Zona u rrethua për disa orë, ndërsa në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, hetuesit, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërkohë që autoritetet belge konfirmojnë se deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe apelojnë për informacione që mund të ndihmojnë në hetim.
Marko Beka ishte baba i tre fëmijëve, të moshave 5, 11 dhe 17 vjeç, dhe drejtonte një biznes privat taksish në qytetin e Geel. Bashkëshortja e tij, Izabela, e ka përshkruar viktimën si një njeri të qetë, të sjellshëm dhe shumë social, i respektuar nga komuniteti dhe pa konflikte me askënd.
"KORCA BOOM"



















