top of page

Tërhoqi paratë nga llogaria të dënuarit, arrestohet Arben Lena, ish-kreu i Dhomës se Avokatëve në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 15, 2025
  • 1 min read

Ish-kryetari i Dhomës se Avokatëve në Korçë, Arben Lena është arrestuar nga policia nën akuzën për ryshfet.


Ai është paditur nga një 70-vjeçar që vuan dënimin në burgun e Shën Kollit, se i ka tërhequr paratë ngaqë i kishte dhëne një prokure përfaqësimi.


“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Arben Lena 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij”, njofton policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page