top of page

Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë, lëshohet alarmi për cunami

  • 2 minutes ago
  • 1 min read

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e së martës ishullin japonez të Kyushut, duke shkaktuar alarm te autoritetet dhe banorët e zonës.

Sipas vlerësimeve fillestare të Institutit Kombëtar të Kërkimit për Shkencën e Tokës dhe Parandalimin e Fatkeqësive (NIED), tërmeti kishte një magnitudë prej 7.1 ballësh të shkallës Rihter.



Pas lëkundjeve të forta sizmike, autoritetet japoneze lëshuan një paralajmërim për cunami, me valë që mund të arrinin deri në një metër lartësi, sipas transmetuesit publik NHK.

Deri në këto momente nuk janë raportuar detaje të plota për dëme apo viktima, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë të monitorojnë situatën dhe ndikimin e mundshëm të tërmetit në zonat bregdetare.

Japonia, një nga vendet më aktive sizmike në botë, ka sisteme të avancuara paralajmërimi për tërmetet dhe cunamet, të cilat synojnë të reduktojnë pasojat e goditjeve të fuqishme natyrore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page