Tërmet i fuqishëm/ Lëkundjet shkaktojnë dëme në banesa dhe automjete
- 2 days ago
- 1 min read
Në orët e para të së shtunës, jugu i Spanjës, veçanërisht zona e Granadës, u godit nga një tërmet me magnitudë rreth 5 ballë.
Lëkundja u regjistrua në orën 01:04, me epiqendër në zonën e Alhendín, pranë Granadës. Tërmeti shkaktoi dëme materiale në disa banesa dhe automjete, ndërsa autoritetet konfirmuan se nuk ka pasur viktima apo të lënduar.
Shërbimet e emergjencës morën më shumë se 200 njoftime dhe ekipet e shpëtimit u angazhuan për të kontrolluar godinat e dëmtuara dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Autoritetet aktivizuan gjithashtu planin e emergjencës për rrezikun sizmik, ndërsa vijon monitorimi për pasgoditje të mundshme.
“KORÇA BOOM”
















