top of page

U DH*NUA PROTESTUESI NË PRONOTOVË/ Avokati i Popullit: Kemi kërkuar informacion mbi veprimtarinë e policisë

  • 1 hour ago
  • 2 min read

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vijuar hetimin për ngjarjet e ndodhura në Zvërnec, ku gjatë një proteste kundër një projekti turistik janë ndaluar disa qytetarë dhe janë raportuar raste të dhunës.


Sipas njoftimit zyrtar, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë qëndruar në Komisariatin e Policisë Vlorë deri në orët e vona të së shtunës, ku kanë verifikuar gjendjen e personave të ndaluar.


Hetimi është hapur me iniciativë të vetë institucionit për të parë nëse janë respektuar të drejtat kushtetuese të protestuesve dhe mënyra e trajtimit të tyre nga policia.


Gjatë vizitës është zhvilluar edhe një takim me drejtues të policisë vendore, ku është kërkuar informacion mbi procedurat e ndalimeve dhe veprimet e kryera gjatë protestës.


Avokati i Popullit ka kërkuar gjithashtu të dhëna të detajuara për rolin dhe veprimtarinë e policisë private në zonën ku po zhvillohej protesta.


Institucioni bën me dije se do të vijojë ndjekjen e rastit dhe do të informojë publikun për hapat e mëtejshëm të hetimit.

Deklarata e plotë:


Drejtuesja e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit qëndroi deri në orët e vona të së shtunës në komisariatin e policisë Vlorë, ku verifikoi në vend gjendjen e protestuesve të ndaluar gjatë ngjarjeve në Zvërnec.


Kjo vizitë është pjesë e hetimit që kemi nisur kryesisht (ex officio) për dhunën ndaj qytetarëve që ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës.


Gjatë inspektimit u zhvillua edhe një takim me drejtuesit e drejtorisë vendore të policisë për të diskutuar respektimin e bazës ligjore të ndalimeve dhe trajtimin e të ndaluarve.


Avokati i Popullit ka kërkuar zyrtarisht nga policia informacion të detajuar për mënyrën si u mbikëqyr veprimtaria e policisë private në zonën ku po protestohej.


Avokati i Popullit do të vijojë ta ndjekë këtë çështje dhe do të informojë publikun për hapat e mëtejshëm.

“KORÇA BOOM”


bottom of page