U largua nga Skënderbeu, sulmuesi nis aventurën te Trepça ’89
- 39 minutes ago
- 1 min read
Altin Ukiçi nuk është më pjesë e Skënderbeu Korçë. Sulmuesi anësor 20-vjeçar ishte një nga futbollistët që u larguan nga klubi korçar gjatë merkatos së dimrit, pasi doli jashtë planeve të stafit teknik për pjesën e dytë të sezonit.
Megjithatë, Ukiçi kishte lënë gjurmë në fazën e parë të kampionatit me fanellën bardhekuqe. I riu arriti të realizojë dy gola në kampionat dhe dy të tjerë në Kupë, duke treguar potencial dhe shpërthim në repartin ofensiv, pavarësisht hapësirave të kufizuara në formacion. Pas mbylljes së aventurës në Korçë, sulmuesi nga Vushtria ka vendosur ta vijojë karrierën në Kosovë.
Ai i është bashkuar zyrtarisht skuadrës së KF Trepça ’89, duke nisur një kapitull të ri në Superligën e Kosovës. Kalimi te Trepça ’89 shihet si një mundësi për më shumë minuta dhe vazhdimësi, elementë thelbësorë për zhvillimin e një lojtari të ri në moshë.
Për Ukiçin, ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm për të rigjetur formën dhe për të konfirmuar potencialin që kishte shfaqur në pjesën e parë të sezonit me Skënderbeun.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të përshtatet ai në ambientin e ri dhe sa shpejt do të arrijë të japë kontributin e tij me fanellën e Trepçës ’89, në një kampionat ku konkurrenca dhe presioni janë gjithmonë të larta./ Panorama Sport
“KORÇA BOOM”



















