top of page

U paralajmërua pas miqësores, tani bëhet zyrtare lëvizja e talentit korçar

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Gjergji Kote do të vijojë karrierën në Kosovë. Mesfushori i talentuar është huazuar nga Partizani te Drenica për sezonin e ri, në një lëvizje që i jep mundësinë futbollistit të marrë më shumë minuta dhe të vazhdojë zhvillimin e tij.


Kujtojmë se Kote është një produkt i Akademisë së Skënderbeut, aty ku hodhi hapat e parë në futbollin profesionist. Pas disa sezonesh me ekipin korçar, ai u transferua te Partizani, ku ishte pjesë e skuadrës së kuqe, por konkurrenca e fortë në repartin e mesfushës duket se i ka kufizuar hapësirat për të qenë protagonist i rregullt.


Mungesa e minutave ishte një çështje e paralajmëruar edhe pas ndeshjes miqësore mes Skënderbeut dhe Partizanit, ku u la të kuptohej se lojtari mund të kërkonte një ambient ku do të kishte më shumë mundësi aktivizimi.


Tashmë lëvizja është bërë zyrtare dhe Kote do të provojë një eksperiencë të re në kampionatin kosovar me fanellën e Drenicës, me synimin për të treguar vlerat e tij dhe për të rikthyer ritmin e lojës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page