top of page

ZYRTARE/ Klubi i Superiores gjen trajner për ekipin U19, prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut dhe Vllaznisë

  • 1 day ago
  • 1 min read

Laçi ka njoftuar se ka gjetur një trajner për skuadrën U19. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin nigerian, një emër i njohur në futbollin shqiptar.


Nurudeen Orelesi ka luajtur si futbollist me skuadrat si Skënderbeu, Vllaznia, dhe Apolonia. Së fundmi ai ka qenë teknik në ekipet zinxhir të Apolonisë.


Njoftimi i klubit


Nurudeen Orelesi do të jetë zyrtarisht trajner i KF Laçi U19


37 vjeçari me eksperiencë si lojtar në ekipe si Skënderbeu, Vllaznia, Apolonia dhe së fundmi si trajner në ekipet zinxhir të Apolonisë, vjen për t’ju bashkuar akademisë bardhezi.


Gjithashtu, njoftojmë se stërvitja për sezonin e ri të Abissnet Superiore U19 do të nisë të hënën, më 3 gusht/ Panorama Sport

“KORÇA BOOM”


bottom of page