U ul në stol, por nuk luajti! Çfarë po ndodh me Enur Totren?
- 1 day ago
- 1 min read
Blerja më e re e Skënderbeut, Enur Totre, ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen miqësore, por e ndoqi të gjithë takimin nga stoli pa u aktivizuar.
Sipas informacioneve, mesfushori ka vetëm pak ditë që i është bashkuar grupit dhe i duhet ende kohë për t'u përshtatur me ritmin e skuadrës dhe kërkesat e stafit teknik.
Pikërisht kjo ka qenë arsyeja pse trajneri Julian Ahmataj vendosi të mos i japë minuta në këtë përballje.
Gjithsesi, mësohet se Totre po punon me grupin dhe pritet të jetë gati për të debutuar në ndeshjen e ardhshme miqësore, ku mund të marrë edhe minutat e para me fanellën bardhekuqe.
“KORÇA BOOM”
















