top of page

Ja kur Skënderbeu luan miqësoren e radhës dhe ku...

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Skënderbeu vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe tashmë vëmendja është përqendruar te ndeshja e katërt miqësore e kësaj vere. Bardhekuqtë do të zbresin në fushë më 5 gusht në Korçë, ku do të presin ekipin e Kukësit në një tjetër test të rëndësishëm për trajnerin Julian Ahmataj dhe stafin e tij.


Korçarët kanë zhvilluar deri tani tre ndeshje miqësore. Në dy testet e para u mposhtën nga Struga dhe Partizani, ndërsa në sfidën e tretë reaguan duke marrë fitoren përballë Besës, rezultat që ka rritur besimin në kampin bardhekuq.


Përballja me Kukësin pritet të jetë një tjetër mundësi për stafin teknik që të testojë gjendjen e skuadrës, të provojë skema të ndryshme loje dhe t'u japë minuta edhe afrimeve të reja, të cilat po integrohen gradualisht me ekipin.


Ndeshja e 5 gushtit do të shërbejë si një tjetër provë e rëndësishme për Skënderbeun në rrugën drejt startit të kampionatit, ku objektivi mbetet ndërtimi i një skuadre sa më konkurruese dhe në formën optimale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page