AKSIDENT/ Përplasen dy automjete, një i lënduar niset në spital
- 10 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik- Rrëshen, duke përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake nga burime në vendngjarje, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”













