Tragjedi, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit pas aksidentit në punë
- 2 days ago
- 1 min read
Është gjetur dhe nxjerrë trupi i pajetë i një 40-vjeçari, i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë gjatë procesit të punës në zonën e Tërnovës së Madhe, në bashkinë Bulqizë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik zhvilluan kërkime intensive, të cilat çuan në gjetjen e viktimës, e cila kishte mbetur e bllokuar nga materiali i kromit pasi kishte rënë në një furnel.
Viktima është identifikuar me inicialet I. K., banues në Klos. Trupi i tij do të transportohet drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.
“KORÇA BOOM”
















