Tragjedi, 24-vjeçari humb jetën pas sherrit me th*kë
top of page

Tragjedi, 24-vjeçari humb jetën pas sherrit me th*kë

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri të përgjakshëm në orët e vona të mbrëmjes në Vescovato, në provincën e Cremonës, Itali.


Viktima, i identifikuar me inicialet N. D, dyshohet se është goditur disa herë me thikë gjatë një konflikti në një zonë publike të qytetit. I riu është transportuar me urgjencë në spital në gjendje kritike, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.


Për ngjarjen është ndaluar një 32-vjeçar italian, Mattia Miraglia, banues në Vescovato. Sipas autoriteteve, edhe ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pozita e tij po shqyrtohet nga autoritetet gjyqësore.


Hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes po kryhen nga karabinierët. Sipas verifikimeve paraprake, konflikti dyshohet se mund të ketë pasur si motiv arsye sentimentale dhe xhelozinë për një vajzë.


Më herët, mes dy personave dyshohet se ka pasur një debat në një lokal. Më pas situata ka agravuar, duke çuar në përplasjen fatale. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht rolin e secilit person të përfshirë në ngjarje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page