Flakët pushtojnë zonën, dy banesa përfshihen nga zjarri
- 1 day ago
- 1 min read
Situata nga zjarri i rënë në zonën e Oparit, në njësinë administrative Moglicë të Bashkisë Maliq, është përkeqësuar gjatë orëve të fundit, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë arritur deri te dy banesa të pabanuara.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri vijon të përhapet në një zonë me shkurre dhe barishte, ndërsa ende nuk ka një të dhënë zyrtare për sipërfaqen e përfshirë nga flakët.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit, me qëllim frenimin e përhapjes drejt zonave të tjera dhe mbrojtjen e banesave përreth.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të zjarrit.
“KORÇA BOOM”













