Mbrëmje paniku, zjarr në një apartament të katit të sipërm
- 1 day ago
- 1 min read
Një apartament në katet e sipërme të një pallati 20-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Ndërhyrja e ekipeve të emergjencës paraqitet më e vështirë për shkak të lartësisë së godinës. Zona është rrethuar për të garantuar sigurinë e banorëve dhe të personave që ndodhen pranë pallatit.
Në vendngjarje ndodhet edhe një ambulancë, e cila është vendosur në gatishmëri në rast se do të nevojitet ndërhyrje mjekësore.
Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar për persona të lënduar apo për shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Autoritetet vijojnë punën për vënien nën kontroll të situatës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”













