top of page

U zhduk pa gjurmë, por u gjet pa jetë/ Çfarë ndodhi me 82-vjeçarin?

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Klos, ku një 82-vjeçar i shpallur i humbur është gjetur pa shenja jete pas disa orësh kërkime intensive.


Sipas informacioneve nga autoritetet, i moshuari, banues në këtë zonë, ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët, çka vuri menjëherë në lëvizje strukturat e policisë për kërkimin e tij.


Pas kontrolleve të shumta në terren të vështirë malor, trupi i pajetë i 82-vjeçarit u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Dyshohet se ai ka rrëshqitur nga një shkëmb, duke humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.


Operacioni i kërkimit u zhvillua në kushte të vështira, ku u angazhuan patrulla policie në terren, si dhe mjete ajrore, përfshirë dronë, për të bërë të mundur lokalizimin sa më të shpejtë të të moshuarit.


Autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page