"Unë s'kam asnjë firmë te Inceneratorët"/ Ahmetaj: Dumani të bëhet vetë bashkëpunëtor, kur të akuzohet për shpërdorim detyre
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka asnjë firmë te Inceneratorët. Në një lidhje Live në "Çim Peka", Ahmetaj tha se Kreu i SPAK, Altin Dumani të bëhet vetë bashkëpunëtor me drejtësinë kur të akuzohet për shpërdorim detyre. Ahmetaj gjithashtu shtroi edhe pyetjen se përse Dumani nuk meret me ish-agjentin e FBI, Charles Mc Gonigal.
"Unë skam asnjë firmë te Inceneratorët. Pse nuk merret ky me Mc Gonigal, 'jemi duke hetuar', pse shqiptarët janë budallenj. Unë i sygjeroj Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i Drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre," tha Ahmetaj./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















