Ushtarja 24-vjeçare humb jetën pasi ra nga kali para Mbretit
- 1 day ago
- 1 min read
Anglia është tronditur nga vdekja e Ciara Sullivan, një ushtare 24-vjeçare e Trupës Mbretërore të Artilerisë me Kuaj, e cila humbi jetën pasi ra nga kali gjatë një aktiviteti ceremonial në Royal Windsor Horse Show.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, pak pasi ajo kishte marrë pjesë në një demonstrim para Charles III. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, e reja pësoi plagë të rënda dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.
Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe në vend, ndërsa familjarët e saj kanë bërë homazhe prekëse. Edhe Buckingham Palace njoftoi se mbreti është thellësisht i tronditur nga humbja e ushtares së re.
Ciara Sullivan ishte pjesë e ushtrisë britanike prej vitit 2020 dhe kishte marrë pjesë në disa ceremoni të rëndësishme shtetërore, përfshirë funeralin e Elizabeth II dhe kurorëzimin e mbretit.
“KORÇA BOOM”
















