top of page

Vajzat e Kombëtares U21 kanë përmbyllur me sukses fazën e parë të përgatitjeve në Korçë dhe janë zhvendosur në Pogradec

Jul 9, 2025
1 min read

Vajzat e Kombëtares U21 kanë përmbyllur me sukses fazën e parë të përgatitjeve në qytetin e Korçës dhe tashmë janë zhvendosur në Pogradec, ku do të vijojnë fazën pregatitore në prag të Ballkaniadës, e cila do te zhvillohet në Tiranë në datat 20-24 Korrik!


Nën drejtimin e stafit teknik i cili përbëhet nga :

- Andi Lundra,

- Olsion Hoxhallari

- Michelangelo Maggialetti,

skuadra po punon për një paraqitje sa më dinjitoze në këtë sfidë rajonale!


Një falënderim i veçantë për Bashkinë e Korçës dhe KS Skënderbeun për mikpritjen dhe mbështetjen duke vënë në dispozicion ambientet për akomodim dhe stërvitje.


Rrugëtimi vazhdon me pasion, disiplinë dhe besim!


“KORÇA BOOM”


bottom of page