Vajzë e re përplaset në vijat e bardha, dërgohet me urgjencë në spital
- Korca Boom
- Nov 2, 2025
- 1 min read
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku një vajzë është përplasur nga një automjet tip Toyota 4×4, ndërsa po kalonte te vijat e bardha.
Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes. Kalimtarë të rastësishëm dhe punonjës të policisë i kanë dhënë vajzës ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa ambulanca është vonuar disa minuta për shkak të trafikut të dendur në zonë.
E plagosura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
"KORCA BOOM"



















