Vendim i papritur, zëvendësohet një zëvendësministër
- 2 hours ago
- 1 min read
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Andrea Shllaku.
Në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe emërimi i Pranvera Skana në detyrën e zëvendësministres së Mbrojtjes, duke sjellë kështu një ndryshim në strukturën drejtuese të këtij institucioni.
Shllaku mbante këtë post që prej 19 dhjetorit 2025, ndërsa më herët kishte qenë pjesë e administratës publike në role të ndryshme. Nga ana tjetër, Pranvera Skana ka qenë kandidate në listat e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e vitit 2025.
Ky vendim vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të institucioneve shtetërore, ndërsa nuk janë bërë ende publike arsyet e këtij zëvendësimi.
“KORÇA BOOM”
















