top of page

Vendimi i ri prek pensionistët, ja sa rriten pagesat

  • Jun 26
  • 1 min read

Nga vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi miratimin e disa akteve ligjore, mes të cilave edhe indeksimi i pensioneve.


Sipas vendimit të qeverisë, pensionet do të indeksohen në masën 2.7%, si një masë që synon të përshtasë të ardhurat e pensionistëve me ndryshimet e çmimeve dhe inflacionin.

Ky indeksim vjen në kuadër të politikave sociale për të lehtësuar ndikimin e kostove të jetesës, ndërsa pritet që të ketë efekt të drejtpërdrejtë në të ardhurat mujore të pensionistëve.


Në të njëjtën mbledhje, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe disa vendime të tjera që prekin fusha të ndryshme të ekonomisë dhe administratës publike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page