top of page

Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë.


Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe të Voskopojës bora ka arritur deri në 5 cm.


Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët në dy fshatrat turistikë ndërsa ka patur prezencë të borës edhe në pjesën e tuneleve të Qafë Plloçës.


Firmat kontraktore kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe nuk raportohen problematika në qarkullimin drejt dy fshatrave turistikë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page