Viti i ri shkollor 2025-2026 nis më 8 Shtator, datat zyrtare të provimeve të klasave të 9-ta dhe maturës
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm nis më 8 Shtator dhe do të mbyllet më 12 Qershor 2026.
Për maturantët, mësimi përfundon më 25 Maj 2026, ndërsa provimet e maturës janë planifikuar mes datave 1-26 Qershor. Nxënësit e klasave të 9-ta përfundojnë mësimin më 29 Maj, me provimet që do të zhvillohen më 15-26 Qershor 2026.
Procesi i regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojë deri më 31 Gusht përmes platformës e-Albania. Shkollat përkatëse do të njoftojnë nxënësit për datat dhe vendin e shpërndarjes së librave falas para nisjes së mësimit.
Pushimet dimërore janë parashikuar për periudhën 22 Dhjetor 2025 – 2 Janar 2026, ndërsa pushimet e pranverës për arsimin bazë do të jenë më 30 Mars – 3 Prill 2026.
Rregullat e shkollës përfshijnë ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë orëve dhe në ambientet shkollore. Shkeljet do të ndëshkohen me masa të forcës së shkollës dhe njoftim për prindërit.
Këshillat për komunikim dhe bashkëpunim prind-shkollë do të menaxhohen përmes platformës SMIP, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit.
“KORÇA BOOM”
