top of page

“Vizita e Dumanit në DASH ka trazuar Ramën”, Lala zbulon detajet: Një ministër nën hetim nga SPAK!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala u shpreh se vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) ka krijuar shqetësim në radhët e mazhorancës, sidomos tek Kryeministri Rama, i cili po përpiqet të shmangë përfshirjen në kabinet të personave që janë nën hetim nga SPAK.


Sipas saj, nëse një ministër i ri rezulton nën hetim, kjo do të ishte një goditje e fortë për Ramën, duke ndikuar negativisht në imazhin e tij politik dhe ndërkombëtar. Kjo bëhet edhe më e ndjeshme pas një sërë emrash të përfshirë në hetime në vitet e fundit, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ish-deputetin Arben Çyrbja, si dhe ish-ministrin Ilir Beqaj.


Lala theksoi gjithashtu se SHBA kanë qenë mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi, por mënyra se si ajo është implementuar në praktikë, sipas saj, ka pasur mangësi.


“SPAK e ka deklaruar që një ministër është nën hetim por nuk është bërë e ditur emri i tij. Vizita e Dumanit në DASH e ka “trazuar” Ramën pasi do të përpiqet të shmangë nga kabineti persona nën hetim, ndaj i duhet sa më shumë informacion. Marrja e ministri nën hetim do ta godiste Ramën. Ju e dini sa ka pasur rrugës që janë prekur, është Koka, Veliaj, Çyrbja, Beqaj etj. Ka shumë çështje të tjera që janë diskutuar, por SHBA nuk flet me emra, por me prioritete.


SHBA ishin mbështetësit e fortë të reformës, Shqipëria kishte nevojë për një reformë dhe shkundje të sistemit, por mënyra si u bë ishte e gabuar”, tha ajo në “Kjo Javë” në News24.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page