top of page

Vodhi automjetin dhe gjatë tentativës për t’u larguar përplasi dy makina të parkuara, kapet 35-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 13, 2025
  • 1 min read

Policia e Tiranës në kuadër të një sërë veprimesh për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve të automjeteve dhe pasurive private në kryeqytet.


Si rezultat i hetimeve dhe ndjekjes në terren, u ndalua shtetasi D. M., 35 vjeç, i cili dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi, ai ka përplasur dy automjete të tjera të parkuara në rrugën “Mihal Duri”, duke shkaktuar dëme materiale.


Pas aksidentit, 35-vjeçari e braktisi automjetin e vjedhur në vendngjarje, por u identifikua dhe u arrestua pak ditë më vonë nga shërbimet policore.


Policia njofton se vijojnë hetimet për të zbuluar nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në zona të ndryshme të Tiranës./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page