top of page

Vodhi tre varëse floriri në argjendari dhe kanosi pronarin, arrestohet 38-vjeçari

  • Mar 27
  • 1 min read

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka vjedhur tre varëse floriri nga një argjendari dhe ka kanosur pronarin për të mos kallëzuar ngjarjen.


Në prangat e e bluve ka rënë 38-vjeçari B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan, person me precedentë penalë për krime ndaj personit dhe pasurisë.


Ai dyshohet se më 25 mars 2026 ka vjedhur tre varëse floriri në lagjen “Namazgja”,dhe gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, e ka kanosur këtë të fundit për të mos kallëzuar ngjarjen, duke u larguar me vrap.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page