VOLEJ FEMRA/ Ballkaniada, faza përgatitore më 25 maj fillon në Korçë
- May 22, 2025
- 1 min read
FSHV vazhdon përgatitjet për Ballkaniadën U19!
Në një atmosferë konkurruese dhe me përkushtim maksimal, u zhvillua një tjetër seancë stërvitore në Palestrën Sportive “Farkë” me vajzat e ekipit kombëtar U19, të cilat po përgatiten për Ballkaniadën që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit Qershor.
Kjo seancë stërvitore i paraprin fazës përgatitore intensive që do të nisë më 25 Maj, ku qyteti i Korçës do të mirëpresë sërish vajzat e talentuara të ekipit tonë kombëtar.
FSHV i uron suksese ekipit U19W në rrugëtimin drejt Ballkaniadës!
“KORÇA BOOM”


















