top of page

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci dhe Skënderbeu luajnë të shtunë. Ja java e 7-të

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Java e 7-të e kampionatit kombëtar në volejboll për femra do të rikthehet këtë fundjavë, teksa edhe këtë herë do të luhet të shtunë dhe të dielë.


Dy ditë më nga dy ndeshja janë zyrtarizuar nga FSHV-ja, ndërkohë që ditën e parë Teuta do të presë Vllazninë dhe Tirana-Dinamo, janë dy përballjet, ku kjo e fundit duket se do të jetë kryendeshja e javës.


Më pas, ditën e shtunë më 25 tetor vjen radha e dy ndeshjeve të skuadrave juglindore. Në orën 11:00 në mesditë Skënderbeu do të presë Korabin më 25 tetor dhe duket se është përballja më e lehtë në letër, pasi vajzat mike janë në vendin e fundit pa asnjë pikë dhe Skënderbeu nuk do ta ketë problem fitoren.


Në orën 18:00 të së shtunës rikthehet Pogradeci që luan në shtëpi dhe do të presë Partizanin, skuadër që duket se lufton për katërshen e parë, por përballë kryesueseve të superligës do të kenë shumë të vështirë. Liqenoret edhe këtë javë duket se do të vijojnë fitoret e tyre për të ruajtur kreun.


Më poshtë sjellim duelet e kësaj jave:


JAVA 7

E Premte 24 tetor 2025

Ora 16:00 Teuta-Vllaznia

Ora 17:00 Tirana-Dinamo

 

E Shtunë 25 tetor 2025

Ora 11:00 Skënderbeu-Korabi

Ora 18:00 Partizani-Pogradeci

ree

“KORÇA BOOM”

bottom of page