top of page

VOLEJ FEMRA/ POGRADECI finalistja e parë e Kupës. Urime liqenore!

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Pogradeci-Dinamo 3-0

(25-19, 25-12, 25-15)

 

Pogradeci në volejboll për femra është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë, teksa ka fituar edhe ndeshjen e kthimit sot në mbrëmje 3-0 ndaj Dinamos. Teksa kishte fituar ndeshjen e parë 0-3 në kryeqytet, sot liqenoret kanë bërë detyrën duke e mposhtur po 3-0, por në Pogradec.


Një fitore më të kehtë kanë arritur liqenoret ditën e sotme, ku të tre setet kanë qenë fotokopje të njëra-tjetrës. 25-19 ka qenë rezultati përfundimtar i setit të parë, ndërkohë që seti i dytë ka qenë edhe më i lehtë pasi dinamovitet nuk kanë shënuar më shumë se 12 pikë në këtë set, ndërkohë që i treti ka përfunduar 25-15 dhe krejt ndeshja në këtë mënryë mbyllet 3-0.


Pogradeci në këtë mënyrë është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë, një sukses i merrituar i vajzave pogradecare.


Suksese liqenore!

“KORÇA BOOM”


bottom of page