Policia Rrugore: Shlyeni detyrimet, ndryshe mjeti do të ndalohet në rrugë
- 4 hours ago
- 1 min read
Policia Rrugore, përmes Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, ka shtuar monitorimet në akset kryesore dhe në qendrat urbane, me synimin për të rritur parametrat e sigurisë në qarkullim dhe për të forcuar zbatimin e ligjit.
Krahas pajisjeve inteligjente shpejtësimatëse, në terren po përdoret edhe pajisja “Scout”, e cila mundëson monitorimin e vazhdueshëm të qarkullimit dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve debitore që qarkullojnë pa shlyer masat administrative, si dhe të mjeteve të shpallura në alert.
Sipas Policisë Rrugore, kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin, ndërsa drejtuesit e mjeteve ftohen të verifikojnë dhe të likuidojnë detyrimet e papaguara. Ndaj shkelësve do të merren masat administrative të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
"KORCA BOOM"



















