LAJMI FUNDIT: VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu nuk ja del dot në pikën e fundit. Tirana është në finale
top of page

LAJMI FUNDIT: VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu nuk ja del dot në pikën e fundit. Tirana është në finale

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Tirana-Skënderbeu 3-2 (1-0)

(20-25, 25-11, 25-17, 20-25, 15-10)  (15-13)

 

Skënderbeu në volejboll për femra për fatin e keq nuk ëhstë në finale e Kupës së Shqipërisë, pasi vetëm në setin final shtesë u desh të mundej 15-13 dhe për këtë ja la vendin në finale Tiranës.


Ndeshje maratonë ka qenë kjo e mbrëmjes së sotme, teksa Skënderbeu fitoi setin e parë 20-25. Më pas Tirana përmbys shifrat duke fituar dy sete radhazi 25-11 dhe 25-17 dhe duke bërë që rezultati në sete të shkojë 2-1. Më pas Skënderbeu fiton të katërtin 20-25 dhe pas 2-2 u desh seti final.


Tirana ka fituar 15-10 setin final dhe në këtë mënyrë është dashur edhe seti shtesë ku sërish Tirana fiton në pikët e fundit 15-13 dhe është skuadra tjetër finalist.


Bravo vajzave të Skënderbeut pavarësisht se nuk kaluan në finale.


Pogradeci-Tirana është finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon.

“KORÇA BOOM”


bottom of page