VOLEJ FEMRA/ Alisja Kaso rivishet bardhekuqe
- 22 hours ago
- 1 min read
ALISJA KASO I BASHKOHET SKËNDERBEUT
Klubi Shumësportësh Skënderbeu ka kënaqësinë të njoftojë se Alisja Kaso, 17 vjeç, do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së volejbollit për femra edhe për sezonin sportiv 2026–2027.
Alisja aktivizohet në pozicionin Outside Hitter dhe është pjesë e Kombëtareve Shqiptare U-18 dhe U-20, duke përfaqësuar me përkushtim dhe talent volejbollin shqiptar.
Vazhdimësia e saj me Skënderbeun përbën një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj sportiv.
Suksese, Alisja!
“KORÇA BOOM”
















