VOLEJ MESHKUJ/ Partizani-Skënderbeu finalja e madhe!
- 10 hours ago
- 1 min read
PARTIZANI – SKËNDERBEU, FINALJA E MADHE!
Liga “Gjergj Kastrioti” ka tashmë dy finalistët e saj për kategorinë e meshkujve.
Në derbin kryeqytetas, Partizani fitoi 3-0 ndaj Tiranës (34-32, 25-22, 25-16).
Seti i parë ishte mjaft i luftuar, me të dyja skuadrat që alternuan epërsinë deri në pikët e fundit. Tirana arriti të rikuperojë nga disavantazhi 24-21 dhe ta çojë setin në pikë shtesë, por në fund ai u mbyll 34-32. Në setin e dytë loja mbeti e balancuar deri në momentet përfundimtare, me Partizanin që fitoi 25-22. Seti i tretë përfundoi 25-16, duke vulosur rezultatin 3-0 dhe kualifikimin në finale.
Në gjysmëfinalen e dytë, Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Ferizajt pas një ndeshjeje me kthesa të shumta (16-25, 25-18, 14-25, 25-20, 16-14).
Ferizaj mori setin e parë 25-16, ndërsa Skënderbeu barazoi me fitoren 25-18 në setin e dytë. Seti i tretë u mbyll 25-14 për Ferizajn. Në setin e katërt Skënderbeu barazoi rezultatin me 25-20, duke e çuar sfidën në setin vendimtar, i cili përfundoi 16-14.
Finalja e madhe luhet të dielën në orën 16:00.
Partizani-Skënderbeu
Spektakël i garantuar!
“KORÇA BOOM”

















