Volejbolli shqiptar në festë, vajzat kuqezi kalojnë në fazën e grupeve
- 50 minutes ago
- 1 min read
Kombëtarja e Femrave e Shqipërisë në volejboll ka arritur një sukses të madh, duke siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të CEV European League 2026.
Vajzat kuqezi triumfuan në një ndeshje dramatike ndaj Lituanisë me rezultatin 3-2, në sfidën e zhvilluar në Odense të Danimarkës. Përballja dhuroi emocione të shumta dhe u vendos vetëm në setin final, ku Shqipëria tregoi karakter, vendosmëri dhe forcë për të marrë fitoren e shumëpritur.
Falë këtij suksesi, kombëtarja shqiptare e mbyll Fazën Para Eliminatore në vendin e dytë me 6 pikë, duke prerë biletën për në fazën e grupeve të kompeticionit europian.
Ky është një rezultat i rëndësishëm për volejbollin shqiptar dhe një shpërblim për punën e sportisteve dhe stafit teknik, që kanë dhënë maksimumin gjatë gjithë këtij edicioni.
Në fazën e grupeve, Shqipëria do të përballet me kundërshtare të forta europiane në tre turne të ndryshëm:
Finlandë (5-7 Qershor 2026)
Finlanda
Zvicra
Shqipëria
Rumani (12-14 Qershor 2026)
Rumania
Mali i Zi
Shqipëria
Shqipëri (19-21 Qershor 2026)
Shqipëria
Suedia
Austria
Tashmë sytë janë te faza e grupeve, ku kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë surprizën dhe të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në arenën europiane.
“KORÇA BOOM”
















