Vr*sja e 20-vjeçarit në Korçë/ Pak pas arrestimit të autorit, gjendet a*ma e krimit
- 2 hours ago
- 1 min read
Autori i vrasjes së 20-vjeçarit J.Z., që tronditi një ditë më parë Korçën është arrestuar pak para mesnatës nga policia.
Disa minuta pas arrestimit të tij, policia ka gjetur dhe armën e krimit me të cilin K.S., ka qëlluar viktimën. Sipas informacioneve ka qenë vetë autori që i ka treguar policisë vendin se ku e ka hedhur armën tip kallashnikov.
Mësohet se autori e kishte hedhur armën në zonën e quajtur "Fusha e Druve" ku kishte qëndruar i fshehur gjatë orëve që ishte në arrati.
Për ngjarjen e rëndë u shoqëruan në komisariat edhe tre shokë të autorit. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflitki mes autorit dhe viktimës për një vajzë.
Autori K.S., ka qenë më parë i arrestuar për plagosje me thikë ndërsa në rrjetet e tij sociale postonte foto dhe video duke u mburrur për jetën e tij duke sfiduar policinë dhe ligjin. /CNA
“KORÇA BOOM”
















