Vranësira dhe mot dhe ditë me diell/ Ja si parashikohet moti për sot, 12 dhjetor 2025!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/s.
Në det do të ketë dallgëzim 1-3 ballë.
“KORÇA BOOM”



















