top of page

Vranësira dhe reshje të pakta shiu/ Ja si parashikohet moti për këtë të shtunë, 2 maj 2026!

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.


Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, hera-herës deri të dendura në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pasdite vonë dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.


Reshje shiu me intensitet të ulët dhe të izoluara (në formë pikash) priten kryesisht në zonat malore gjatë mesditës dhe pasdites.


Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Në zonat bregdetare, malore dhe në lugina, era do të fitojë hera-herës intensitet, duke arritur deri në 17 m/s.


Deti paraqitet me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë në detet Adriatik dhe Jon.

“KORÇA BOOM”


bottom of page