top of page

Vrau prindërit e ish-partnerit dhe kufomat e copëtuara i fshehu në valixhe, lihet në fuqi dënimi me 30 vite burg për shqiptaren

  • 4 days ago
  • 1 min read

Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për 42-vjeçaren shqiptare Elona Kalesha, e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-partnerit të saj, një çështje që ka zgjatur për vite.


Ngjarja kthehet pas në vitin 2015, në Firence, kur Sheptim dhe Teuta Pasho u zhdukën në rrethana të paqarta. Ata kishin udhëtuar drejt Italisë për të pritur lirimin e djalit të tyre nga burgu, i cili në atë kohë ishte në një lidhje me Kaleshën. Pas mbërritjes, familjarët humbën çdo kontakt me ta, çka çoi në denoncimin e zhdukjes nga vajzat e çiftit.


Për disa vite, rasti mbeti pa zhvillime konkrete, deri në fund të vitit 2020, kur hetuesit zbuluan trupat e viktimave të copëtuar dhe të fshehur në katër valixhe, në një zonë të izoluar pranë burgut të Sollicciano-s.


Gjatë gjykimit, e pandehura ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në krim. Megjithatë, sipas përfundimeve të hetimeve, autoritetet italiane e konsideruan atë si personin kyç pas vrasjes. Prokuroria ka lënë të hapur mundësinë se krimi mund të jetë kryer me ndihmën e një personi tjetër, por deri tani nuk është identifikuar asnjë bashkëpunëtor. Me këtë vendim të formës së prerë nga Kasacioni, çështja mbyllet përfundimisht në planin gjyqësor.

"KORÇA BOOM"


bottom of page