top of page

Vrenozi-Seno-Sabina dhe Ikona Jani Kaçi në tribunë, nuk i sollën fat Skënderbeut!

  • May 5
  • 1 min read

Stadiumi “Skënderbeu” ditën e djeshme ishte i tejmbushur, ndërkohë që nuk munguan as VIP-at në tribunën qëndrore.


Kjo tribunë ditën e djeshme ishte e tejmbushur, madje mbi kapacitetin e vet, teksa midis gjithë atyre personaliteteve, nuk mungonin as protagonistët që sjellim në foton e mëposhtme.


Tre protagonist të Big Brother VIP, Ilir Vrenozi, Seno dhe Sabina Mete, ishin në tribunën qëndrore, teksa Seno ka qenë i ftuari i Vrenozit. Ka qenë Ilir Vrenozi që ka shkrepur këtë foto, duke qenë pranë Ikonës së futbollit shqiptar Jani Kaçi.


Një kujtim më shumë se i veçantë, por që mbeti me kaq, sepse nuk gëzoi për me titullin kampion jo vetëm këta që shikoni në foto, por mijëra tifozët që ishin në stadium pasditen e djeshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page