top of page

Xhulia Pecani, një vajzë korçare me dashuri të veçantë për fotografinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 22
  • 1 min read

Korça, ka fatin të ketë të rinj të apasionuar, që me talentin e tyre na e sjellin qytetin edhe më afër shpirtit. Një prej tyre është Xhulia Pecani, një vajzë korçare me dashuri të veçantë për fotografinë.


Me syrin e saj artistik, Xhulia ka sjellë disa pamje të mrekullueshme të shtëpive karakteristike të qytetit, thesare të arkitekturës korçare, të cilat ruhen me kujdes ndër vite dhe mbeten krenari e identitetit tonë.


Puna e saj na kujton edhe njëherë se sa shumë bukuri fshihet në çdo cep të Korçës dhe sa e rëndësishme është t’i vlerësojmë, t’i ruajmë e t’i përcjellim brez pas brezi.


Faleminderit Xhulia për pasionin, dashurinë dhe frymëzimin që i jep Korçës!

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree
ree

bottom of page