top of page

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë, dy v*ktimat dyshohet çift bashkëshortësh

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri i ndodhur rreth orës 15:00 në zonën e Balldre, në Lezhë.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” është qëlluar me breshëri armësh nga një tjetër automjet në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në rrugë, duke shkaktuar një situatë të rëndë dhe alarmuese në zonë.


Dyshohet se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, të cilët paraprakisht mendohet se janë burrë dhe grua. Trupat e tyre ndodhen brenda automjetit të qëlluar, ndërsa mjeti është tejshpuar nga plumbat.


Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa grupet hetimore po punojnë për të zbardhur rrethanat e atentatit dhe identitetin e viktimave.


Deri më tani, motivet dhe autorët e dyshuar mbeten të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page