Zbulohet baza e mashtrimit online, Policia operacion në disa qytete, 6 të arrestuar
- Korca Boom
- Sep 14, 2025
- 1 min read
Deri më tani janë vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që operacioni vijon akoma për arrestime të tjera.
Një operacion është ndërmarrë mbrëmjen e kaluar në qarkun e Fierit, për të goditur mashtrimet online për investimet në Xuex dhe Txex. Mësohet se operacioni është i përhapur në Fier, Lushnje dhe Divjakë.
Deri më tani janë vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që operacioni vijon akoma për arrestime të tjera. Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion, Policia pritet që të mbajë një konferencë në roën 11:00.
Skema XUEX dhe TXEX operojnë pa licencë duke përdorur rrjetet sociale si Telegram dhe Signal për të joshur investitorët dhe përfshin edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur humbjet dhe shqetësimet për privatësinë dhe keqpërdorimin e të dhënave personale.
“KORÇA BOOM”



















